Tema: Poezi Për Familjen

Oh!!! Ti Femer…?!

Më dëgjo mirë Mari!
E di shumë mirë sa e pikëlluar, lënduar je sot e dashur ti,
E di, e di dhe që je e frustruar, zemëruar, dërmuar, acaruar,
Dhe që thellë në shpirt je e copëtuar-copëtuar, revoltuar.

Po ashtu, e di Mari, që s’ke faj ti që jeton në këtë shoqëri.
Jetojmë në një shoqëri me orgjinë patriakale e di,e di ti,
Ku femra mund të konsiderohet si një objekt, po, po, objekt,
Objekt i cili mund të keqtrajtohet, nxihet, dhunohet, gjykohet.

E di Mari, që s’je femra e parë që rrihesh ti dhe ti e di, e di
Trajtimi i femrës barbarisht, ashpërsisht është një stuhiii,
E cila ka kohë që vazhdon të gjëmon në qiellin tone iii…,
Ka kohë që gjëmon e s’bën të ndaloj …

Po të lutem e dashur Mari, ngrije zërin, ngrije zërin shpirt ti!
Ngrije zërin me sa forcë ke dhe lufto, lufto, lufto që taniiiii!
Lufto dhe mos u dorëzo, lufto së pari me veten tënde ti!
Pastaj “lufto” me vëllanë, babanë, shefin, shtetin….!

Mos rri anash, mos ki frikë, mos u nënshtro?!
Mos u druaj kurrë o, por vetëm guxo dhe shpreso!
Nxirr në pah forcën dhe vyrtytet e shumta të tua!
Ato që kurrë në jetë të jetëve s’të kanë munguar!

Fermër: foshnje, nënë, grua, motër, shoqe…
Femër ti që gjithë jetën tënde me sakrifica u përpoqe,
U përpoqe me mish dhe më shpirt për një jetë të mirë,
Po se di vallë realisht sa do t’ja kesh arrirë?!

Është femra, je ti, vetëm ti, që sjell në jetë krijesa,
Je ti, vetëm ti, fisnikëri, bukuri, pa ty s’do kish jetesë.
Je ti që rrit fëmijë, fal vetëm dashuri, mirësi,
Je ti që mbjell fushat, menaxhon kompani.

Je ti që di të bësh projektligje, ligje në parlament,
Je ti qe di të mbash me orë të tëra edhe kuvend
Je ti që di të drejtosh shtëpi, qeveri …
O Zot, sa shumë gjëra di të bësh vetëm ti, ti ?!

Je ti, gjithë jeta vetëm ti, pa ty asgjë s’do kish kuptim.
Prandaj kurrë mos u trishto zemër ime ti ooo!
Mos u trishto dhe kurrë jeta s’të buzëqesh!
Por, përballo çdo gjë si gjithmonë, si një luaneshë!

- poezi nga Alketa Lamaj


- Poezia u dërgua nga Alketa -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  21



Më shumë nga Alketa Lamaj