TEKSTESHQIP
Altin Goci - Enderroj
Altin Goci
Enderroj


Teksti :: Song Lyrics

Sa dua të jem larg,
larg mërzitjes pa kufi.
Sonte do këndoj për ju,
ju që njihni veç qetësi.

Kënga ime ngjitet lart,
atje lart në qiellin blu.
Ju, o yje, më dëgjoni,
kënga ime është për ju.

Ëndrrat ndjekin njëra-tjetrën,
ëndrrat jo nuk kanë mbarim.
Ju, o yje, më dëgjoni,
tek ju prehet shpirti im.

Ref.:

Sa herë ju pyes, yje:
"Sa larg jeni ju?"
Ju më duket sikur thoni:
"Fluturo në qiellin blu!"

Sa do të doja, në këtë natë,
këngën time mos ta mbyll.
Dhe të ngjitem atje lart,
e të kthehem në një yll.

Sa dua të jem larg,
larg mërzitjes pa kufi.
Sonte do këndoj për ju,
ju që njihni veç qetësi.

Ref.:

Sa herë ju pyes, yje:
"Sa larg jeni ju?"
Ju më duket sikur thoni:
"Fluturo në qiellin blu!"

Sa do të doja, në këtë natë,
këngën time mos ta mbyll.
Dhe të ngjitem atje lart,
e të kthehem në një yll.

Oh ti, fluturo larg!
Oh, se qielli është i madh!
(2X)

Ti ec, ti ec, ec, ec...
(8X)
Komente 0