TEKSTESHQIP
Altin Goci - Kërko Magji Në Ajër
Altin Goci
Kërko Magji Në Ajër

Muzika e këngës vjen e kompozuar nga vetë këngëtari, për fjalët e këngës janë kujdesur Klod Shehu, ndërsa produksioni në studio u realizua nga Barraka Production. Materiali muzikor u paraqit tanimë i kompletuar shumë bukur edhe me videoklip muzikor, produksionin e të cilit e përgatiti Elton Baxhaku. Premiera është publikuar më 3 Tetor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Ti prapë po më shikon
Për të njëqindën herë
Mundohesh të kuptosh
Jeton për të tjerë

Në errësirë verbohesh ti përditë
Dhe kur nga gjumi zgjohesh gabimisht
A mos ke djegur ëndrra dhe më parë
Me shpirt të shpërndarë

REF
Kërko magji në ajër
Mjafton një pikë të mbushesh plot
Me turmën e vjetër po aq te marrë
Do shkrihemi prapë dhe sot

Asgjë nuk kam harruar
Të mëncurit me kokën bosh
Hap të tjera dyer dil nga kjo rradhë
Ku njerëzit vërtiten kot

Ti prapë s’po më dëgjon
Kush tha se ke të drejtë
Të njëjtën përrallë tregon
Ku unë veten s’e gjej

Nuk kam dëshirë të merrem prapë me ty
Ti edhe kohën ma vret vetëm me sy
Mirë apo keq gjithmonë a ndonjëherë
Çdo gjë ka nje vlerë

REF
Kërko magji në ajër
Mjafton një pikë ta mbushësh plot
Me turmën e vjetër po aq të marrë
Do shkrihemi prapë dhe sot

Asgjë nuk kam harruar
Të mëncurit me kokën bosh
Hap të tjera dyer dil nga kjo rradhë
Ku njerëzit vërtiten kot

What kind of people do they think we are?
What kind of people do they think we are?
They think we are?
Think we are?
Think we are?

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0