TEKSTESHQIP
Ambiola Qeraj - Gjithmonë Me Ty
Ambiola Qeraj
Gjithmonë Me Ty


TEKSTI :: SONG LYRICS

Në këtë natë
Shumë po mendoj
Zhytur në trishtim
Kjo ëndërr më zgjoi

Sa do doja
Në këtë moment
Të shoh në sytë e tu
Të të them se
Është e vërtetë, largësia më trishton
E urrej vetminë
Shpirtrat i lëndon

Gjithmonë me ty unë dua të jem
Më beso: s’e imagjinoj dot nëse një ditë
Shikimet tona do ndalojnë
Prandaj nuk mundem të jetoj dot larg teje
Kam frikë se më nuk do të shoh
Dhe që çdo moment të dëgjoj unë zërin tënd,
Çfarë lumturie me ty, gjithmonë me ty

Shume me lumturon
E bukur kjo jete
Buzeqeshja,shikimi yt,
Shpirtin tim gezon

Sa shume e dua
Askush nuk e di
Është e fshehur këtu
Në zemrën time

Koha kaloi shpejt
Trishtimi mbeti pas
Në horizont më shfaqesh
Drejt teje fluturoj
Tani që të shoh
Sa fjalë për t’u thënë
Dua të shoh çdo ditë
Në çdo moment me ty
Sa herë që dielli
Lind dhe perëndon

Gjithmonë me ty unë dua të jem
Më beso: s’e imagjinoj dot nëse një ditë
Shikimet tona do ndalojnë
Prandaj nuk mundem të jetoj dot larg teje
Dua të jem gjithmonë me ty

Gjithmonë me ty
Unë dua të jem
Është kjo ndjenjë që më bën
Të mos largohem
Asnjë moment nga ty
Të jetoj dashurinë tënde
Çdo ditë e më shumë
E shpresoj
Shumë vite t’i kaloj pranë teje
Dhe në përjetësi
Të jemi unë dhe ti
Gjithmonë me ty

Kontribuan:
Komente 0