TEKSTESHQIP

Ana Bushgjokaj
Për Ty
Lyrics

Për ty edhe malin do ta bëja të heshtte,
Për ty zogjtë do këndonin një këngë të re,
Për ty edhe shiu papritur do të reshte,
Për ty tjetër hënë do hidhja n’qiellin pa re.

Oshëtimat do i ndaloja
do vrapoja kundër erës,
me valët e egra do luftoja
do ti lutesha verës.

Për ty dhe vetëm për ty.

Për ty pranverën do mbaj si stinë,
Për ty do i ruaj lulet e saj në shpirt,
Për ty do këndonin zogjtë e fluturat do vall’zonin,
Për ty natyra do falte bukurinë.

Oshëtimat do i ndaloja,
do vrapoja kundër erës,
me valët e egra do luftoja
do ti lutesha verës.

Për ty dhe vetëm për ty.

Oshëtimat do i ndaloja,
do vrapoja kundër erës,
me valët e egra do luftoja
do ti lutesha verës.

Për ty dhe vetëm për ty
INFO
Videoteka e hiteve zgjerohet, sepse krijimi muzikor bëhet i disponueshëm tek ne i realizuar artistikisht me një videoklip, për të cilin u kujdes Gent Puka. Ky videoklip u publikua më 18 Nëntor 2021. Për këtë këngë kanë punuar bashkarisht tekstin Ana Bushgjokaj & Arben Bushgjokaj, ndërsa arranzhimi është përshtatur nga Eduard Rrapo.
 Ana Bushgjokaj: "Një këngë shumë e veçantë për mua, sepse ishte pjesëmarrëse në festivalin "Luleborë" në Shkodër. Jam shumë krenare për të. E dua shumë këtë këngë dhe shpresoj ta doni edhe ju.".