TEKSTESHQIP
Ana Bushgjokaj - Për Ty
Ana Bushgjokaj
Për Ty

Muzika e këngës është një komponim nga vetë këngëtarja, autorë të fjalëve të tekstit janë Arben Bushgjokaj, ndërsa arranzhuesit të muzikës rezultojnë të jenë Eduard Rrapo. Nuk është i një rëndësie dytësore fakti që produkti i ri për të cilin po flasim, është përcjellë tashmë tek ne i përpunuar artistikisht me një klip muzikor, të cilin e krijoi Gent Puka. Ky videoklip është transmetuar më 18 Nëntor 2021 dhe filloi të komentohej menjëherë pas publikimit.
 Ana Bushgjokaj: "Një këngë shumë e veçantë për mua, sepse ishte pjesëmarrëse në festivalin "Luleborë" në Shkodër. Jam shumë krenare për të. E dua shumë këtë këngë dhe shpresoj ta doni edhe ju.".

Teksti :: Song Lyrics

Për ty edhe malin do ta bëja të heshtte,
Për ty zogjtë do këndonin një këngë të re,
Për ty edhe shiu papritur do të reshte,
Për ty tjetër hënë do hidhja n’qiellin pa re.

Oshëtimat do i ndaloja
do vrapoja kundër erës,
me valët e egra do luftoja
do ti lutesha verës.

Për ty dhe vetëm për ty.

Për ty pranverën do mbaj si stinë,
Për ty do i ruaj lulet e saj në shpirt,
Për ty do këndonin zogjtë e fluturat do vall’zonin,
Për ty natyra do falte bukurinë.

Oshëtimat do i ndaloja,
do vrapoja kundër erës,
me valët e egra do luftoja
do ti lutesha verës.

Për ty dhe vetëm për ty.

Oshëtimat do i ndaloja,
do vrapoja kundër erës,
me valët e egra do luftoja
do ti lutesha verës.

Për ty dhe vetëm për ty

VIDEOKLIPE

Komente 0