TEKSTESHQIP
Ana Bushgjokaj - T'kam Për Zemër
Ana Bushgjokaj
T'kam Për Zemër

Autore e muzikës është vetë këngëtarja, për fjalët e këngës u përkujdes Arben Bushgjokaj, ndërsa për okestracionin është kujdesur Eduard Rapo.
Teksti :: Song Lyrics
Kur si natë të mbulon frika
Ti frikë mos ki, se më ke pranë
Kur t’vërshojë me vrull përmbytja
Dora ime e djathtë të mban.
Unë të dua, t’kam për zemër,
S’të braktis, se je i çmuar!
Të kam thirrur unë me emër
N’dorën time të kam shkruar!
Nuk do digjesh, s’do lëndohesh,
Kur rreth teje flakon zjarri
Do të jem gjithmonë pranë teje.
Jam Çliruesi, Shpëtimtari.
Unë të dua, t’kam për zemër,
S’të braktis, se je i çmuar!
Të kam thirrur unë me emër
N’dorën time të kam shkruar!
Kur mes brengash e mundimesh,
Zemra jote nis lig’shtohet,
Mes ngushllimit e premtimesh
Zëri im do t’të kujtohet.
Unë të dua, t’kam për zemër,
S’të braktis, se je i çmuar!
Të kam thirrur unë me emër
N’dorën time të kam shkruar!

VIDEOKLIPE

Komente 0