TEKSTESHQIP
Ana Bushgjokaj - O Burim Bekimi Eja
Ana Bushgjokaj
O Burim Bekimi Eja


TEKSTI :: SONG LYRICS

O burim bekimi, eja
Mbushma zemrën, të këndoj
E kërkon mëshira Jote
Unë me këngë të t'lavdëroj
Kur u enda larg nga Zoti
Më kërkoi Jezusi Vetë
T'më shpëtojë Ai nga vdekja
Derdhi gjakun, fali jetë

Sa borxhli që jam ndaj hirit
Kurrë kët' borxh nuk e laj dot
Le të bëhet hiri prangë
Të më lidhë me Ty, o Zot
Më mëso një këngë hareje
Hirit Tënd t'i bëj dëshmi
Të këndoj për gjithë thesaret
Që ka Jotja dashuri

Por unë prirem për t'u endur
Prirem të të lë, o Zot
Mbushma zemrën e vulosma
Që nga lart me Frymën plot
Pra, i lirë nga mëkati
Blerë nga gjaku shpengimtar
Le të ec mbi tokë i huaj
Si një bir dhe trash'gimtar

Pra, i lirë nga mëkati
Blerë nga gjaku shpengimtar
Le të ec mbi tokë i huaj
Si një bir dhe trash'gimtar
Le të ec mbi tokë i huaj
Si një bir dhe trash'gimtar
Komente 0