Audio

Andi Disha - Jepi Kuptim Jetës!  (Feat. Aristi)  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

10/03/2016

2016-03-10T18:00:29



*Andi Disha*
Festat po afronin
Tirana plot me drita,
si çiftet nga Liqeni
ne dy tek Piramida.
Atë natë të ftohtë
mora puthjen e nxehtë,
dorën mbi lekurë
të ledhatoja lehtë.
Për ty në shumë net'
pa gjumë të rri ç'do nat',
deri në fund të jetës
të kem ç'do dit' nga pak.
Do jet' diçka e bukur
me trazu gjakun me ty,
mos të ngelët fjal
kjo të ndodh në sy.
Patëm shumë synime
me zemra mos me loz,
sot se di si ndjehet
goca e zotit:...!
Dëshirë me të pas
shpesh herë e teproj,
s'jam ligji dembelit
që, e lejoj t'kaloj.
Të rri duar kryq
k'tu i kufizu,
se me gjysëm zëri
më the nuk të du...
Se me gjysëm zëri
më the nuk të du...
më the nuk të du...
më the nuk të du!!!

*ARISTI* ref. x2
Jo, ti këtë mos e bo,
mos e thy zemrën
atijë që të do...
Ti...Ti...
"Jepi Kuptim Jetës"
zemrën që ta fali
e kam heq prej vetës!!!

*Andi Disha*
E kemi vetë në dorë
çfarë duam e çfarë bëjmë,
s'kemi një arsye
me humbje ta pranojmë.
Vetëm ke arrit
sa herë që kemi fol,
m'ke m'pi si njeri
edhe pa pi alkool.
Në trup sikur të marr
përqindje t'madhe droge,
s'do më bëjë më keq
sesa mungesa jote.
Patëm njohje drejtë
pa mashtrime e gënjeshtra,
siç po e gjen vetën
në krejt këto rreshta.
E din se di më shumë
po, kaq mjafton me thonë,
pjesa më e bukur
ngelë në mesin tonë.
Si rastet e para
një puthje e një prekje,
xhestet si të çmendur
e dorën shpejt e hekje.
Të bëja mu ndjeh mirë
pse po kërkon fund?!
i gjallë thu a jam
kur më vret pa plumb!!!

*ARISTI* ref. x4
Jo, ti këtë mos e bo,
mos e thy zemrën
atijë që të do...
Ti...Ti...
"Jepi Kuptim Jetës"
zemrën që ta fali
e kam heq prej vetës!!!


Ky tekst u dërgua nga  AndiDishaAD