TEKSTESHQIP
Andi Tanko - Herë Pas Here
Andi Tanko
Herë Pas Here

Për kompozimin dhe për fjalët e këngës është kujdesur vetë artisti.
Teksti :: Song Lyrics
STROFË
Marrëzisht i marrë unë jam
Krejt I humbur kur afër nuk të kam
I magjepsur me çdo gjë
Që ti ke (Hey)

Herë të dua here të shaj
Herë pas here mendjen ndaj
Se zemra ka dëshirë që rreh
Për ty, për ëndra dhe për ne

BRIDGE
T’I gjej kto fjalë
Për dashurinë (dashurinë)
T’I shkruaj qartë
Mbi një letër t’bardhë
E para do t’jesh ti…

STROFË 2
Marrëzisht e marrë ti je
Plot fantazi kur nuk më ke
Për asgjë nuk do t’ia dish
Përveçse për ne t’dy

Sa here dehem në lavdi
E sa here zhytem I humbur në vetmi
Mjafton të t’shoh në sy
Dhe në çast, kjo botë fiton qetësi…

BRIDGE 2
Më ngjajnë kto fjalë
Si melodi (melodi)
Një strofë e qetë
Dhe një solo e gjatë
Refreni mbetesh ti

REFREN
Herë të dua, herë të shaj
Herë pranoj se zemrën ma ke marrë
Nuk dua të kaloj
Asnjë moment pa buzëqeshjen tënde
Sa herë më bën të ndjej
E sa herë me nerva të shpërthej
Por kthehem pak I vrarë
E të dua më fort se më pare

SOLO

REFREN
Herë të dua, herë të shaj
Herë pranoj se zemrën ma ke marrë
Nuk dua të kaloj
Asnjë moment pa buzëqeshjen tënde
Sa herë më bën të ndjej
E sa herë me nerva të shpërthej
Por kthehem pak I vrarë
E të dua më fort se më pare

OUTRO
E të dua më fort se më pare!

DËRGOI:
Komente 0