Biografia
Në vitet 2003 – 2004 Angela Kosta botoi në Shqipëri librat: "Shpirt i burgosur" (roman) dhe librin me novela "Më fal."
Në Itali ajo botoi disa libra: "Varësja Magjike" (2007 – roman), "Shkëlqimi i lotit" (2008 – poezi); "Sytë e nënës" (2011 - roman), "Milioneri i varfër" (2017 - roman), "Të jetosh" (2008 – poezi), "Përtej oqeanit" (2019 – roman), dhe së fundi ajo botoi librin me përralla: "Ylberi dhe Sara e vogël" me vizatimet e realizuara nga Kristiana Sterjo, përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS Komitetit Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Limfomave dhe Tumoreve tek fëmijët dhe të rriturit. Ky është libri i dytë që Angela Kosta boton në Itali dhe përfitimin ua dhuron Shoqatave bamirëse. Pikërisht në vitin 2008 ajo botoi përmbledhjen me poezi "Shkëlqimi i lotit" në favor të ONLUS për kërkimin shkencor të Skleroza Laterare Amiotrofika (SLA). Mediat shqiptare dhe italiane kanë botuar shumë artikuj për Autoren në fjalë. Po përmendim disa prej tyre…
Gazeta Diaspora, Shqiptari i Italisë, Albania Letteraria, Gazeta Destinacioni, portali "Alb-Spirit", revista Obelisk, Gazeta "Il Corriere dell’Umbria", Gazeta "La Nazione"; Rivista "Confidenze", "Vivo Umbria", "Il Quotidiano d’Italia", "Umbria 7", "QN – La Nazione", "Informazione Locale – Umbertide" "Umbria 24", "Italy 24 Press", Alessandria Today, etj.
"Tek Angela Kosta poezia është e përbërë edhe nga heshtja: një pjesë e kësaj bëhet me fjalë dhe me vargje të rrjedhshme, të lira, që çlirohen nga çdo kufizim metrikë, herë - herë ajo guxon në formë duke u shfaqur pikërisht në një inovacion të guximshëm; një pjesë hesht për t'i dhënë thelbin shfryrjes së lëmshit të emocioneve sëbashku me vibracionet që çlirohen nga shpirti njerëzor, duke u gjallëruar dhe duke u rigjeneruar."
(Elena Caruso - Gazetare)
"Angela Kosta, shqiptare, poete, shkrimtare dhe përkthyese, është një paradigmë: ajo e integrimit më të mirë shoqëror, kulturor e njerëzor, është më e çmuara."
(Corriere dell'Umbria - Korrieri i Umbrias)
"Angela Kosta përdor fjalët në poezitë e saj sikur të ishin penelatat e një artisteje të madhe".
(Adriano Bottaccioli - Shkrimtar)
"Gjatë shkrimit, Angela Kosta tregon një talent të jashtëzakonshëm, i cili, duke u përzierë me dhimbjen e së shkuarës dhe të tashmes, aty ku ngjyen penën, e bën atë një grua e cila ka shumë për të rrëfyer.
(La Nazione - Kombi - Paolo Ippoliti)
"Angela Kosta dhe shkrimi i saj, i vetmi mjet i për të shpëtuar nga kufizimet e diktaturës në këmbim të lirisë" (Enzo Beretta - Umbria 24).
"Veprat e Angela Kostës janë romane të një ndjeshmërie të papërsëritshme dhe të jashtëzakonshme, dhe kjo, falë personalitetit të autores, bujare dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët" (Federica Mastroforti - Vivo Umbria).
"Temat në librat e Angela Kostës janë vërtet të bukura dhe efektive; personazhet skaliten dhe gdhenden një nga një. Në librat e saj ka një halo thriller dhe misteresh të një pasioni me zell të vërtetë, që arrin të shfaqet si vepra e një piktori që kompozon veprën e tij të plotë". (Fabrizio Ciocchetti - Gazetar)
"Angela Kosta poetesha, shkrimtarja dhe përkthyesja e talentuar që ndan jetën mes Shqipërisë dhe Italisë, është një zë i veçantë i letërsisë bashkëkohore shqipe" (Gazeta Nacional)
Faleminderit shumë për vëmendjen.