TEKSTESHQIP
Anila Kapllani - Princeshë E Babait
Anila Kapllani
Princeshë E Babait

Ky materiali muzikor është paraqitur para shikuesve i kompletuar me anë të një videoklipi muzikor, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Emma Studio, ndërsa për regjinë u kujdes Klaudjo Prifti. Videoklipi u publikua me datë 30 Gusht 2023. Për këtë këngë ka punuar tekstin Donika Stasa, ndërsa orkestrimi është punuar nga Alban Hoxhaj.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Seç po ngjitet dielli
Atje lart në mal
O ylli mëngjesit
Ç'nuse paske dalë

Princeshë e babait
Diamant i nënës
O dita me diell
Këngëza e zemrës

Bij o hënë e plotë
O bekim nga zoti
Me të bardha veshur
E pastër si loti

Princeshë e babait
Diamanti i nënës
O dita me diell
Këngëza e zemrës

Si një pikë loti
Në qerpik qëndruar
Nën vello të bardhë
Ç'nur paske lëshuar

Princeshë e babait
Diamanti i nënës
O dita me diell
Këngëza e zemrës.

VIDEOKLIPE

Komente 0