>
BIOSHQIP
Biografia
Blogerja nga Prishtina, Anisa Veseli, ka qenë deri më të tash e njohur për publikun për videot e ndryshme që realizonte dhe i shpërndante në rrjetet sociale. Duke qenë se ka arritur potencialisht një numër të madh ndjekësish, Anisa vendosi t’i qaset edhe në një formë tjetër showbizit vendor.

Më datë 22 Janar 2021, Anisa publikon videoklipin "Foto Foto", të cilën ia ka besuar producentit shumë të kërkuar të momentit, Rzon. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Anisa.

Më datë 5 Mars 2021, Anisa Veseli publikon videoklipin "Qyqek". Teksti i këngës u shkrua nga Anisa Veseli. Produksioni audio u realizua nga RZON & Pllum.

Më datë 2 Maj 2021, Anisa Veseli publikon videoklipin "Perfect". Teksti i këngës u shkrua nga Anisa Veseli.

Më datë 23 Korrik 2021, Anisa publikon videoklipin "Xhelozi". Produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB.

Më datë 30 Mars 2022, Anisa publikon videoklipin "Cloud Nine". Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 8 Korrik 2022, Anisa publikon videoklipin "Como Ante". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Anisa Veseli, teksa për arranzhimin u kujdes RZON. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 9 Maj 2023, Anisa Veseli publikon videoklipin "Ki Mi La". Muzika e këngës u punua nga Ada Satka, ndërsa teksti u shkrua nga Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON.