TEKSTESHQIP
Anita Bitri - Dashuria S'njeh Sekret
Anita Bitri
Dashuria S'njeh Sekret

Teksti :: Song Lyrics
Kishe vënë prapë tek adresa,
veç gërmën e parë
Pas një gërme plot kuptim,
pse fshihesh djalë
Më shohin mua shoqet, me dyshim
Ato s'të njohin, emrin nuk ta dinë
Dua që ta mbaj sekret, por mundohem kot
Lulet ngjyrën, yllit dritën,
nuk ia fshehin dot
Lëndinë e pashkelur dashuria e parë
Lulet e majit i çel në janar
Dashuria e parë

Sa njerëz dashurojnë,
s'e ruajnë dot sekretin
Se s'mund ta fshehin detin
Ndaj dhe shoqet më ngacmojnë, ato s'të njohin
Emrin nuk ta dinë Përse të jesh ti akoma anonim
Vjen si agim i ndritur,
ma zbukuron rininë Si lulet në lëndinë
Sa me mall ty të kam pritur, ngjyra të reja
T'i shtojmë dashurisë
Me mijëra drita T'i ndezim lumturisë.
Komente 0