>
LETERSISHQIP

Lesh E Lijë Është Bë Dynjaja!

Lesh e lijë eshte bë dynjaja
lëmshit fillin kërkush s’ja gjen
kur n’muhabet futet fukaraja
askush pergjigje nuk i kthen..

E kur del dhe n’bulevard
te thote tjetri pse m’shikon?
hedh nje fjale krejt n’hava
edhe falje s’te kerkon..

Kapriço, me koken lart ec
sikur nuk ka ndodh asgjë
e ti i pafuqishem je memec
s’ke shans, fjalen dysh me ja bë..

Mos ta hedhim fjalën rëndë
me kandar ta peshojme
ta pertypim mire neper dhëmbë
fukarane mos ta lëndojmè..

Njeri tjetrin ta respektojmë
te duam perendine qe na krijoi
kalimtarë jemi mbi ktë tokë
e askush nuk do ta gezojë..