>
LETERSISHQIP

Gurë Ujë Dhe Bereqet

gurët e malit
gdhendur
me mjeshtri
ujin nga bjeshkët
mori njeriu me mençuri
ndërtoi mullirin që në lashtësi

gurë dhe ujë
lindur në bjeshkë
në shekuj kan bluajtur
vetëm bereqet

sot të harruar
askush nuk i përmendë
a thua se nuk ka
gurë dhe ujë në bjeshkë?
po tokat djerrë
pse s'prodhojnë bereqet