TEKSTESHQIP

Antonela Çekixhi
Jam E Lirë
Lyrics

Dëbora zbardhë mbi male këtë natë
Asnjë gjurmë jo, unë nuk dalloj
Një mbretëreshë e zbrazëtisë
Mbretëresha e vetmisë
Fryn erë e ftohtë, stuhi e zemrës ulëret
E kotë ta ndal, ajo po më thërret

Mos u zbulo, mos e trego
Fuqitë ti fshih, mos fol për to
Kujdes, mos ndje, vetëm mendo
Nuk dua, jo

Le ta dinë, le ta dinë
Nuk mundem më ta frenoj
Le ta dinë, le ta dinë
Po mbyll derën, po shtegtoj
Çfarë do thonë, jo nuk dua ta di
Le të fillojë
Stuhia dhe ngrica nuk më bëjnë gjë

Çudi se si largësia
Çdo gjë ajo zvogëlon
Trishtimi, ankthi edhe frika
Me mua më s'jetojnë

Është koha e duhur të provoj
Kufijtë e ëndrrës t'i kaloj
Mirë apo jo, tani e di
S'kam frikë

Jam e lirë, jam e lirë
Erë dhe qiell mbi vete mbaj
Jam e lirë, jam e lirë
S'do më shihni kurrë të qaj
Ja ku jam, këtu do të qëndroj
Stuhia le t'vazhdojë

Fuqia zbret nga qielli dhe hapësirën e pushton
Shpirti derdhet mbi kristale, akullin zbukuron
Mendim si kristali po shpërthen i plotë tani
Unë nuk kthehem më pas
Në të djeshme s'mund të rri

Jam e lirë, jam e lirë
Asgjë nuk mund t'më ndalë
Jam e lirë, jam e lirë
E përsosur unë nuk jam
Unë ja ku jam, ashtu siç ëndërroj
Dhe stuhinë problem s'e kam
Stuhia dhe ngrica nuk më bëjnë gjë