TEKSTESHQIP
Arban Vidrica - Djemtë E UÇK Se Tropoja I Priti
Arban Vidrica
Djemtë E UÇK Se Tropoja I Priti

Për kompozimin dhe për arranzhimin janë përkujdesur Muhamet Selimi & Driton Fazliu, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Ismajl Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

Djemtë e UÇK-së, Tropoja i pritë
Hapat e lirisë ma lehtë me i qitë
Me synin e untë për pushkë e barot
Po i mson nânlokja venit mi dal zot

Aty mlidhet brumi i krejt shiptarisë
Lokja poj bon gati për shtigje t'lirisë
Po kaliten trimat si shkâmbi e guri
Bekimin e marrin o nga BajramCurri

Djem të ri po vijnë, po bâhen ushtarë
Shqipja e flamurit hije u ka në ballë
Hapat ka i qesin e kanë veç ni emër
Për liri luftojnë me shpirt e me zemër

Tropoja e Hasi, besën e kan' dhanë
Pa bukë e pa pushkë asnjo nuk e lamë
Çdo shteg e rrugë na kena mej çelë
Rrezja e lirisë me mrri derë më derë

Jena kqyr karshi e shumë kena vujt
Me shëru plagën jo nuk kena mujt
Me djem t'UÇK-së, nderi sot m’u kthy
Gurt e mallkum kur i pashë tu thy

Në Tropojë e n’Has, çdo kullë e çdo lis
I madh e i vogël në shërbim t'lirisë
Sa ka tokë e qiell, sa ka diell e hanë
Kur thirr nânlokja krejt jemi në kâmbë
Komente 0