Hapi krahët Kosova e jonë na erdh vera, na u kthye buzëqeshja nga katër anët e globit jemi nisë me u bashku, ku jemi lind e rritë
Na ka mare malli për atë tokë të shenjet për ato fusha, të bukurat bjeshkë e male djepat kuq e zi, varret e të parëve për familjet, ujin e burimeve, sofrën në shtëpi bukën e nënës, më të mirën meny
Na ka mare malli me i pa Shqipet në qiell me u bashku në vallen shqiptare me shiju ndeja, dasma, e flija në dreka me na fole shqip nipa e mbesa
Mire se vini o faqebardhë faleminderit mërgimtarë shkuat pa dëshirë, po jetoni me mall dhatë djersë, mund, gjak, lot e pare për Atdheun tuja, tokën e të parëve
Na betë krenarë në katër anët e botës na dhatë jetë, liri e forcë të mbytur në mall, me zemër të thyer na betë të fortë
Mirë se vini Shqipet tona vendin tuaj se zen kush dasmë të madhe bënë Kosova të bashkuar s’na tremb kush
Oj Kosovë të qofshim falë të kem nënë, na ki vajzë e djalë jem në mërgim të mbushur më mall mundi, djersa, dija e jonë
janë tuajat përgjithmonë
Jetojmë për ty, të kem në zemër E bukura e jonë, i shenjti emër.