Tema: Poezi Për Familjen

Dhurata E Dhuruar

Faleminderit Zot
Që na fale fëmijë
Na e mbushe jetën
Plotë me lumturi

Ditën kur u bëra prind
Ndjenja të veçanta takova
E kuptova saktësisht
Kush kisha qenë unë
Për gjithë këto vite
Për Babain e Nënën time

Kaluan pesë vite
Fillova ta kujtoj vetën
Ta shoh të vogël
Duke u rritur në një kohë tjetër...

Ajka e dhuratës, nuk ishte për mua!
U gëzova si fëmijë, kur si prind i ri
E kuptova se ajo shkoj
Për prindërit e mi

Dhurata e dhuruar
I bëri shumë të lumtur
Për të parën herë
Ndjeva siguri, se ju ofrova diçka me vlerë

Dashuria nuk ka kufij
Në limitët e saj
Qëndrojnë gjyshërit me nipa e mbesa
Për ta aty, rifillon jeta

Ndjenja të ëmbla për t’i shijuar
Sfidë për t’i përshkruar
Të duhet përjetimi
Drejt për t’i kuptuar.

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  90