Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ardiana Rama

Ardiana Rama
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Ardiana Rama është këngëtare e njohur. Këngëtarja Ardiana Rama, përmes një rrugëtimi të gjatë ia ka dalë mbanë për të bërë realitet një ëndërr: të përcjell emocion për publikun. Ajo me ‘ekstravagancën’ e saj të hollë e të bukur, sikur po dëshmon katërçipërisht talentin e saj të lindur dhe pasionin e saj të madh për artin, përgjithësisht.
Ardiana Rama, së fundi, ka luajtur edhe në serialet televizive “Qyteti pa lumë” (RTK), dhe ‘Shtëpia ime’ ku ka shfaqur talent edhe në këtë lëmë.

“Është e vërtetë se qysh si fëmijë e kam dashur skenën, artin në përgjithësi. Muzikën e kam adhuruar dhe kam ëndërruar që në një të ardhme të jem në skenë. Ja që ëndrra ngjaka të bëhet realitet”, ka thënë Ardiana.

Ardiana ka pohuar se aktrimi ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të dhe në të ardhmen do të luajë në role më të mira.

“Po, isha pjesë e këtyre dy serialeve. Ka qenë një eksperiencë e re për mua dhe mund të them që aktrimi më ka rrëmbyer në magjinë e tij. Zaten, arti, në njëfarë mënyre, është unik dhe fisnik”, ka thënë Ardiana.

Në Maj 2007, Adriana Rama merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Nuk Jam Rob".

Në Qershor 2007, Ardiana Rama merr pjesë në Polifest 2007 me këngën "Eja Sonte".

Në Maj 2009, Adriana Rama merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Pse Je Xheloz".

Më datë 4 Gusht 2010, Ardiana Rama publikon videoklipin "Baby Boy". Muzika e këngës u punua nga Dj Cekic, teksti u shkrua nga Blero. Videoklipi u prodhua nga Pixels Production. Me këtë këngë, Ardiana Rama merr pjesë në Zhurma Show 2010 në vitin 2010.

Në Maj 2013, Adriana Rama merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Tik Tak".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 0