>
LETERSISHQIP

Do Të Vijë Dita Çamëri

Tokë,
Kam mall,
Vuaj  s'të kam parë,
Veç kujtoj vitet që, shkuan,
Plumbat, thikat, vdekje, zjarr.

Karvanë, karvenë njerëzit,
Hypur  nëpër mushka gra e femijë,
Dhunim, përbuzje, ulërimë,
Të shpërngulur të lënë jetim.

Rruge e gjatë,
Erë kufoma njerzish, kafshësh,
Vendlindja ime lënë mes zjarrit,
Gjak fëmijësh të sapo parë me synë e diellit,
Eshtrat e tyre të njoma kthyer në shkrumb.

Toka më thërret, ,
Gjaku I atyre që rrodhi  si det,
Trupat  e pa varrosur,
E të tretur vetë.
Më thërasin,
Më thërret  Çamëria,
Eja!.

Po ku?, lyps në tokën  time,
Ku shkel sërisht këpucë e huaj?!
Ç'te bëj oj nëna ime,
Si te vij, më thuaj.

Na ndoqën, na vranë,
Vranë pleq  e burra,
Gratë, femijët lanë vdekur kufirit,
Dhe gjumshti I nxehtë,   kullonte  gjirit.

Ai qumësht  që kulloi,
E piu toka që lamë,
E pinë të vdekurit për ty Çamëri,
Që u dogjën të etur për liri.

Si të vij më thuaj?!
Djemtë, burrat mallkojnë vitin  13,
Që i ndau, i  vuri  kufij  tokës mëmë,
Siç ndahet një trup në pjesë.

Oh moj  Çamëri,
Më shumë se Shqiptarë,
Bijtë  e tu,
E kur kujtojnë prindërit tanë,
Këtë torturë, këtë tragjedi,
Vajtojnë si atëher,
Qajnë si fëmijë.

Çamëri,
Do të vijë dita,
Kur të më kesh pranë,
Do të vijë ajo dita e bardhë,
Ku të përulem duke qarë.

Më prit siç të kam pritur,
Tani, me shpresën e zjarrtë,
Se po vjen ai çast  i lutur,
Që të dy të  jemi bashkë.

Gjaku i zemrës time,
Vlagën  tënde do të marrë,
Dhe si lisi do të rritem,
Dhe thellë,   thellë rrënjët e mia,
Do të futen në shkëmbinjë  e baltë,
Që mos t'i shkul dot stuhija!.
Fier 06/23/1993