TEKSTESHQIP
Biografia
Artan Bakija është imazh mjaft i njohur në skenën shqiptare, i cili spikat me timbrikën e vokalit, i pasur në krijimtarinë artistike, duke theksuar pjesëmarrjet dhe sukseset nëpër festivale të muzikës së lehtë. Artan Zeki Bakija e filloi karrierën e tij muzikore shumë herët. Edhe pse me prejardhje nga Gjakova, Artan Bakija që nga viti 2003 jeton dhe vepron në Prishtinë ku njëherish është edhe kantautor I shumë këngëve dhe producent I studios "Art Sound Studio".

Qysh në vitin 1995 kur edhe e filloi karrierën e tij solistike. Zërin dhe talentin për këndim e kishte trashëguar nga nëna e tij, Amdushe Muhaxhiri Bakija e cila ishte e njohur si një nga interpretet më të mira të Shqipërisë së Mesme në Kosovë. Duke iu bashkuar këngëtarit Esat Bicurri Artani e filloi karrierën e tij e cila më vonë do të pasurohej edhe më shumë duke u bërë pjesë e grupit të Shkelzen Jetishit për dy vite me radhë. Kur vendosi të fillonte karrierën e tij solistike, nga viti 1995 e tutje u bë pjesë e shumë ngjarjeve dhe fitoi disa çmime ndër te cilat mund të përmendim:
Festivali "Zëri Rinor", vendi i tretë viti 1995
Viti 1996, vendi I dytë, festivali "Zëri Rinor"
Poashtu festivali "Zëri Rinor", I vitit 1997 ku Bakija fitoi çmimin e parë.

Artan Bakija pas luftës në Kosovë dhe duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhej qyteti I Gjakovës, iu kthye përsëri muzikës duke qenë pjesmarrës në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme siç ishin: "Show Fest", fitues I çmimit të parë në "Zambaku I Prizrenit", "Festivali I muzikës qytetare në Elbasan", "Nota Fest" si interpretuesi më I mirë dhe "Festivali I muzikës qytetare në Shkodër".

Në Prill 2014, Artan Bakija merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Aman Kam Një Babë". Ky festival ky realizohet për të gjithë artistët e muzikës së mirëfillt shqipe, por Artani së bashku me disa pjesmarrës të tjerë në momentin e fundit u tërhoqën nga gara. Shkak për këtë ishte prezenca e këngëtarit serb Zdravko Çoliç, i cili kishte ardhur me një ftesë të televizionit Klan në Shqipëri.