TEKSTESHQIP

Tani (Artan Shqadha)
Rruget U Ndane
Lyrics

Këtë çast që rri mendoj
vitet e shkollës kujtoj
kujtoj shokët klasën time
atë pjesë nga jeta ime

Kujtoj librat dhe mësuesit
kujtoj shkallët dhe pastruesen
kujtoj dërrasën e mësimet
kujtoj bangën e gabimet

Kujtoj zyrën e drejtorit
atë moshë në botën time
kujtoj plakun në derë të shkollës
nota në sjellje dhe përjashtime

Pëshpëritje dhe biseda
ëndrra pa fund për anën tjetër
kujtoj malin e Leshnicës
me sfond dimrin e nëntëdhjetës

Dhe ja tani rrugët u ndanë
në udhë të jetës u shpërndamë
në Amerikë e Kanada
kush në Zvicër e Gjermani
në Angli edhe në Francë
kush Itali e kush Greqi

Kush baba e kush i shkretë
kush pronar e kush pa lekë
kush gangster kush kriminel
kush në hekura e kush i ndjerë

Kujtoj mbrëmjet dhe vallëzimin
let it be e rock and roll
kujtoj puthjet përqafimet
atë pjesë nga jeta ime

Kujtoj vajzat dhe konviktin
Zaranikën në Elbasan
kujtoj vitin e maturës
shoqërinë kur duart dhamë

Dhe ja tani rrugët u ndanë
në udhë të jetës u shpërndamë
në Amerikë e Kanada
kush në Zvicër e Gjermani
në Angli edhe në Francë
kush Itali e kush Greqi

Kush baba e kush i shkretë
kush pronar e kush pa lekë
kush gangster kush kriminel
kush në hekura e kush i ndjerë

Dhe ja tani rrugët u ndanë
në udhë të jetës u shpërndamë
në Amerikë e Kanada
kush në Zvicër e Gjermani
në Angli edhe në Francë
kush Itali e kush Greqi

Kush baba e kush i shkretë
kush pronar e kush pa lekë
kush gangster kush kriminel
kush në hekura e kush i ndjerë

DËRGOI: