TEKSTESHQIP
Tani (Artan Shqadha) - Karrigia E Kujtimeve
Tani (Artan Shqadha)
Karrigia E Kujtimeve

Kompozimi dhe teksti është një krijim nga vetë artisti.
Teksti :: Song Lyrics
Nuk di ku je tani
kete nate qe shiu lage
shume kohe qe s'te kam pare
e zerin s'ta kam degjuar
ne krahet e kujt fle
e buzet kush ti puth
ndopak me kujton
a me ke harruar

Dhe ja kaluan ditet
kaluan muajt kaluan vitet
kete nate qe shiu bie
kujtimet mbrapa kthen
si koha te ndryshon
te ben qe te kuptosh
se plaget qe krijon
nje dite vete do ti ndjesh

refreni
Dhe ja ku jam tani
ne karrigen e kujtimeve
ashtu si i burgosuri
qe bisedon me vitet
ne zemren time hyre
dhe rrenjet thelle i ngule
ti je nje dashuri
qe vitet dot se shkulen

Dhe ja ku jam tani
ne karrigen e kujtimeve
ashtu si i burgosuri
qe bisedon me vitet
do e vuaj ate dashuri
sa here qe shiu bie
si kocka qe ndjen dhimbjen
sa here qe moti prishet

Jetuam dhe u ndam
nje enderr e braktisur
atje ne ate stacion
ku hekuri flet me ndryshkun
kujtoj lotoje heshtur
pas xhamit te vavonit
dhe une aventurieri
shtrengoja buzeqeshjen

DËRGOI:
Komente 0