TEKSTESHQIP
Tani - Fishekzjarrë Dashurie
Tani
Fishekzjarrë Dashurie

Muzikën dhe tekstin e punoi Tani (Artan Shqadha). Nuk iu rezistua dot tundimit për të hedhur në treg diçka të bukur, ndaj produkti artistik për të cilin po flasim, serviret si dhuratë online i përpunuar në dimensionin vizual me videoklip muzikor, i cili erdhi në platformat online më 5 Janar 2026 dhe u çmua puna e palodhur e të gjithë bashkëpuntorëve.

Teksti :: Song Lyrics

Ka dy javë që është larguar
dhe parfumi i saj në dhomë
bashkë me flladin e kujtimeve
shtrëngojnë duart dhe vallëzojnë

Fjalët e saja ishin të prera
lamtumira me plot gojë
më braktisi dashuri
por unë s'dua ta besoj

Dashuri qëndro me mua
mos u tret, se ajo më do
do të shfletojnë kaq shumë kujtime
e për të do të bisedojmë

Unë e ndjej sërish do të kthehet
dhe kur derën do të trokasë
qindra puthje përqafime
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë

Ka dy javë që është larguar
mbylli derën edhe shkoi
dua gjumi të më zërë
e në ëndrra ta takoj

Mos beso ndarjen e saj
dashuri mos u trishto
eja ulu këtu pranë meje
e në erdhi të më zgjosh

Dashuri qëndro me mua
mos u tret, se ajo më do
do të shfletojnë kaq shumë kujtime
e për të do të bisedojmë

Unë e ndjej sërish do të kthehet
dhe kur derën do të trokasë
qindra puthje përqafime
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë

Dashuri qëndro me mua
mos u tret, se ajo më do
do të shfletojnë kaq shumë kujtime
e për të do të bisedojmë

Unë e ndjej sërish do të kthehet
dhe kur derën do të trokasë
qindra puthje përqafime
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë

Dashuri qëndro me mua
mos u tret, se ajo më do
do të shfletojnë kaq shumë kujtime
e për të do të bisedojmë

Unë e ndjej sërish do të kthehet
dhe kur derën do të trokasë
qindra puthje përqafime
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
do të shpërthejnë si fishekzjarrë
Komente 0