TEKSTESHQIP
Artiol Sulejmanasi - Loti Prindit
Artiol Sulejmanasi
Loti Prindit

Për melodinë dhe për arranzhimin është përkujdesur Aleks Likollari, kënga vjen me tekst të shkruar nga Blerina Sulejmanasi, ndërsa produksioni u mor përsipër nga Aleks Likollari & Artiol Sulejmanasi.

Teksti :: Song Lyrics

Atë ditë në të hyrë prilli
e ndali këngën bilbili
Qielli skishte asnjë re
Befas shkrepi një rrufe
Prandaj erdhi si u nis
Mes për mes ndau një lis
Për nje cast qielli u nxi
Dhe ja nisi nje stuhi

Loti i prindit tund dhe malin
Amanet ti behet djali
Do ta ruaj si syte e ballit
Se e kam erën e djalit (2 here)

Ndaj bilbili këngën ndali
Për rininë e ktij djali
Tu tretën ëndërrat tu tret rinia
Sa do doja të të shihja
Më rënkon zemra prej malli
Më mungon zëri i djalit
Si të rrita unë e di
Herë me diell e herë me shi

Loti i prindit tund dhe malin
Amanet ti behet djali
Do ta ruaj si syte e ballit
Se e kam erën e djalit (2 here)

U largove sthe një fjalë
Na le dhimbje na le mall
Malli djeg e përvëlon
Syri qan se stë shikon
Në vati nuk ka pajtim
Na mungon shumë biri im

Loti i prindit tund dhe malin
Amanet ti behet djali
Do ta ruaj si syte e ballit
Se e kam erën e djalit.

VIDEOKLIPE

Komente 0