TEKSTESHQIP

Artistët E Përmetit
S'më Le Nëna Të Dal Ke Dera
Lyrics

S’më le nënja të dal ke porta
dhe kjo nënja s’më le e
Epo se më shohin gjithë bota
dhe kjo nënja s’më le e

S’më le nënja të dal ke dera
dhe kjo nënja s’më le e
Epo se mi mer baluket (flokët) era
dhe kjo nënja s’më le e

S’më le nënja të dal te vija
Moj kjo nënja s’më le
Epo se më shohin djemulia (djemtë)
Moj kjo nënja s’më le

S’më le nënja të dal te fiku
Moj kjo nënja s’më le
Epo se më vjen më merr ashiku (i dashuri)
Moj kjo nënja s’më le

DËRGOI: