TEKSTESHQIP

Avni Aliu
Lajmerohu Shpirti Im
Lyrics

Një ditë me shi rastësisht të njoftova
zgjata dorën ombrelën të ofrova
në faqet e tua ende shi kullonte
e mu në zemër diçka më mundonte

Prej asaj dite u zhduke si erë
unë shpresonja shi prapë të bjerë
rrezet e diellit shkëlqenin shëndrinin
reve ndërmend s'ju shkonte të vinin

Lajmërohu o shpirti im
të dashurova në shikim të parë
jeta më shkoi në dëshpërim
dergjem dhe tretem si i marrë

Lajmërohu o shpirti im
të dashurova në shikim të parë
jeta më shkoi në dëshpërim
dergjem dhe tretem si i marrë

Pranë shtëpisë sate një ditë kur kalova
shi, bubullimë unë dëgjova
hapa ombrelën dhe pritnja me mall
të ëndërronja ty si vinje ngadalë

Mirëpo sytë mua më kishin tradhëtuar
me ombrelë tjetri ti ishe mbuluar
kalove pranë meje sikurse s'më njeh
syrin se ktheve mua të më sheh

Lajmërohu o shpirti im
të dashurova në shikim të parë
jeta më shkoi në dëshpërim
dergjem dhe tretem si i marrë

Lajmërohu o shpirti im
të dashurova në shikim të parë
jeta më shkoi në dëshpërim
dergjem dhe tretem si i marrë

DËRGOI: