TEKSTESHQIP
Babilon - Iluzioni
Babilon
Iluzioni

Kënga është një komponim nga Besim Hajdini, ndërsa për tekstin u kujdes Uran Bajrami.

Teksti :: Song Lyrics

Sonte hesht qyteti
shiu do të fillojë
kërkoj shikimin
tënd në errësirë

Çiftet rrugës kalojnë
më marrin për të marrë
kjo natë më kujton
gëzimin dhe dashurinë

Çastet më duken shekuj
nata më është e gjatë pa ty
fëmijërinë ma morën ëndrrat
e ëndrrat mi more ti

Larg fryen era
bartin pluhurin dhe gjurmët e tua
ti shkove por kujtimi yt
jeton thellë diku në mua

Sonte hesht qyteti
shiu do të fillojë
kërkoj shikimin
tënd në errësirë

Çiftet rrugës kalojnë
më marrin për të marrë
kjo natë më kujton
gëzimin dhe dashurinë

Çastet më duken shekuj
nata më është e gjatë pa ty
fëmijërinë ma morën ëndrrat
e ëndrrat mi more ti

Larg fryen era
bartin pluhurin dhe gjurmët e tua
ti shkove por kujtimi yt
jeton thellë diku në mua

Ti je vetëm një iluzion
dhe asgjë më shumë
ti je një ëndërr që më mundoi
a të kujtohem unë?

Ti je vetëm një iluzion
dhe asgjë më shumë
ti je një ëndërr që më mundoi
a të kujtohem unë?

Ti je vetëm një iluzion
dhe asgjë më shumë
ti je një ëndërr që më mundoi
a të kujtohem unë?

Kontribuan:
Eduart Nonaj

VIDEOKLIPE

Komente 0