>
LETERSISHQIP

Bliri Rrëzë Shtëpisë

Shpesh në ëndërr i dëgjoj
Zogjët me cicërima shumë
Që në blirin rrëzë shtëpisë
Për çdo natë më vënin n'gjumë.

Cicërima e tyre bënte
T'oshëtinte edhe mali
Porse gjumin nuk ma prishte
Siç ma prishi sonte malli.

Sa do doja atje t'isha
T'bëja një gjumë fëmijërie
Dhe nga bliri rrëzë shtëpisë
Të vijnë tinguj melodie.

Nuk e di nëse akoma
Është e njëjtë melodia
Por e di se më s'është bliri
Më aty nuk është shtëpia.