>
LETERSISHQIP

Vendi Im

Vendi im, i lashtë dhe i ri
Me varre shtruar skaj me skaj
Ndër shekuj luftëra për liri
Me vajin këngë, e këngën vaj.

Vendi im i vogël, i shtrenjtë
Me djepa mbushur anekënd.
Ndër shekuj me vallen e njëjtë.
Me këngën vaj, e vajin këngë.