>
LETERSISHQIP

Rent, Or Rent (Përshtatje)

Rent, or rent

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u hap kafe e juaj
Se betejën e fituam
Nga koronavirusi shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or si i trentë!

Kap një taksi në shpejtësi
Se mjaft qëndrove n’shtëpi
Dil e mos rri
Virusi është aty
Vetëm frika u tret
Rent, or si i trentë!

T’dhembi koka, por se the
Ethe e temperaturë ke
Do që ti të jesh i pari
Do që të jesh lajmëtari
Që thërret nëpër qytet
“Dilni, mos rrini shkret”
Rent or si i trentë!

T’u tha gryka, shumë të pihet,
Të shtëpia më s’të rrihet
Se shoqëria po të pret
Ankthi zemrat ua vret,
Ik shpejt, or ti i trentë!

Kurrë kaq gjatë mbyllur s’qëndrove
Karantinën se durove
As me maskën s’u mësove
Dil te kafja se mbarove
Turru, kafja sot po t’pret,
Tutje, or ti i trentë!

Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Por s’të ndalë as një ushtri
Pas tre muajsh po del ti.
Jashtë nga karantina.
Keq të zuri kafeina
Ik or ik
ik, or ti i trentë.

Hajde, ja kafeteria,
Ja qyteti e njerëzia
Ja, edhe ti arrite
“S’ka virus” me zë bërtite
“E fituam!”, brohorite
Pas një jave u përpëlite
U sëmure, gati shkove
Maskën më nuk e largove
Shpëtove o i trentë, shpëtove!

Rent kudo duke bërtitur,
Mbaj distancë dhe maskën ngjitur
Se i vogël është virusi
Por, të shtypë si autobusi
Pra, kujdes,
Kujdes, o i trentë, se vdes!
Përshtatur nga "Rent or marathonomak" e F.S.Nolit)

12.07.2020