A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Barooti
  • Emri i Vërtetë:
  • Amir Sopi
  • Vendlindja:
  • Prishtinë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 33 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 26 Qershor 1986
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  50
Këndon kryesisht: hip-hop

Barooti është këngëtar i njohur. Amir Sopi ose siç njihet ndryshe me emrin BAR00TI lindi në Prishtinë, ne lagjen Kodra e Trimave. Mësimet e shkollës fillore i vijoj në shkollën Zenel Hajdini Prishtinë, ndersa mësimet e shkollës së mesme i vijoj ne Gjimnazin SAMI FRASHËRI Prishtinë.

Fillimin e karrieres e nisi pas perfundimit të luftës në Kosovë në vitin 2000, si 14 vjeqar filloj të shkruaj Tekste të dryshme ku inspirohej nga problemet që kishte jeta aktuale në Kosovë, dhe në fillim të vitin 2001 bëri edhe demo inqizimin e parë me titullin " Kqyrem n'Sy". Pas një pune të palodhëshme dhe pas përkushtimit të madh që kishte ndaj muzikës në vitin 2002 formojë edhe ish grupin TORNADOS ku përbehej nga 2 antar, menjëher pas formimit të ish grupit TORNADOS u bë pjes e RAP GRUPIT më të madh ne Shqipëtari THE BLOODY ALBOZ në të cilin bën pjesë edhe tani qysh prej fillimit të formimit të grupit TBA, po atë vit doli edhe kënga e parë Professionale me titullin "Lidhje e Re" në bashkpunim me Reperat e mirënjohur UniKKaTiL dhe Cyanide e cila kishte dy versione, pas nje pauze afrersisht 2 vjeqare rikthehet furishem me këngen "KOMANDO" teksti i të ciles kishte të bëj me Reperat e asaj kohe të cilët nuk e bënin Rap Muziken ashtu siç duhej berë.

Beri afro 70 këngë sa ishte në ish grupin TORNADOS morri pjesë në shumë bashkëpunime me repera të ndryshem ishte pjesë në shumë albume ku vlen të veçohën albumet BLOODY ALBOZ vol.1 me këngen "T'PART", BLOODY ALBOZ vol.2 me këngen "Cubat" etj etj. Dhe në vitin 2007 nxorri edhe Albumin e parë te quajtur "ANALIZO" i cili kishte 16 këng të cilat ndëgjohëshin shumë nga rinija jonë Shqiptare, ku trajtohëshin tema të ndryshme sociale, ekonomike që rrethonin shoqerinë tonë.

Në fund të vitit 2008 shkeputët nga ish grupi "TORNADOS" dhe vijon karrieren si solo Rapper. Përkushtohet maksimalisht në muzik hap studion e tij personale professionale SOPI RECORDS.

Më datë 30 Maj 2009, Meritol publikon videoklipin "Extra", në bashkëpunim me Barooti, këngë e cila pushtoi të gjitha TV-t Shqiptare ishte një HIT i vërtetë në stilin CRUNK.

Më datë 17 Tetor 2009, Barooti publikon videoklipin "The Best", në bashkëpunim me Explode.

Në vitin 2010 hap edhe Video Produksionin e tij me emrin "VOLUME Production" ku lanson edhe Video Spotin e 3t me rradh me titllin "Ey Man" ne bashkpunim me grupin EXPLODE si dhe me shum HIT bashkpunime tjera të cilat jon të ndëgjuara an e mban Shqiptarisë.

Më datë 18 Korrik 2011, Barooti publikon videoklipin "Ju Po Doni", në bashkëpunim me Explode & F-Tim.

Në vitin 2011, Barooti publikon albumin "The Rapfather".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  aqifi    bedriamziu    Gazmend  

Anëtar i labelit

T.B.A.

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera

Më shumë artikuj nga Barooti »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019