TEKSTESHQIP
Biografia
Bashkim Alibali është një nga këngëtarët më në zë shqiptarë. Lindur në Tiranë më 25 tetor 1957 dhe rritur në Shkodër, ai ka një jetë interesante, mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë. I qeshur dhe plot humor, ai ka ditur të ngrihet mbi çdo barrierë të kohës, ku magjia e zërit ka qenë çelësi i sukseseve në jetë. Si shumë këngëtarë bashkëkohës Festivali i 11-të e mënjanoi nga skena, por jo nga dëshira për këngën. Në biseda shokët shpesh e ngacmojnë për rigorozitetin e tij në veshje dhe pamje. Eshtë ndoshta i vetmi këngëtar shqiptar që nuk ka dalë asnjëherë nga shtëpia pa i hequr një brisk faqeve. Miqtë e tij janë kompozitorët, këngëtarët, autorët e teksteve me të cilët diskuton gjerësisht për këngën, huazimet dhe rolin dhe pozicionin që ajo duhet të ketë në kulturën dhe shoqërinë e sotme shqiptare.
Deformimet e këngës shqiptare për të janë shembull i keq që denigrojnë shtratin më të ngrohtë dhe më të sinqertë të kulturës së mirëfilltë shqiptare. I qeshur, i qetë, jetën e përkufizin si një udhëtim, ku njeriu duhet të punojë për të gjetur vetveten, duke respektuar vlerat dhe shmangur të kundërtat.

DËRGOI: