>
LETERSISHQIP

E Ngrirë Në Mozaik Peshkopi!

Vetëm rrezja e diellit s'të eci me hile,
Edhe engjëlli mbrojtës llajthiti si skile,
Gozhduar në arkiva si kandil mbete,
Gjoksit fort i bie e po flet me vete...

Vizatim të bëja lapsi copë u thyente,
Vetëm zhytja n'imazh seç t'përtrinte,
Shpirti i trazuar përmbytur në djersë,
Malsorja e lodhur i këndoi "pretencë".

Ofshama e jote më tepër gulçim,
Basoreliefin gri në ballkon ta fshinë,
E ndjeje trapikun sikur të ishte skaner,
Simboli pa zë kërkonte një "kamer"...

Të shoh me sytë e shpirtit që janë n'liri,
Diçka mërmëritshe imagjinatë a histori,
Rruga plot me leqe nuk t'u nda kurrë,
Hithrën që e polle të vuri një "vulë"...!!

Në hojën e kohërave kishe vënë altar,
T'i pas ç'do kafeje qepje një karar,
Ta sulmuan truallin ca pinjoll të prishur,
Shtrydhi këto lunga që prapë t'kaperdisesh...!!

09.05.2020.
Spegues:
"kamer" = këtu, sytë e qytetarëve,
"pretencë" = këtu, vajtore.
" vulë" = këtu, damkë
Basoreliefi simbol i qëndresës së dibranëve kundër serbëve i ngritur në ballkonin e qytetit në krah të bashkisë, u shkatrrua nga barbarët e rinj. Dhimbja që më shkaktoi e hodha në shkronja...!!
BasoreliefI është vepër e skulptorit dibran Fitim Sula e vitit 1972