>
LETERSISHQIP

Lamtumirë .....!!

Me mendje afër por s'mbështjell njeri,
Ndaj enda si merimanga që ty të  arrij,
Kam një lëmsh të ngrehur që fillin spo ja di,
Më del një avull i ngrohtë lagjen mbulon n'gri..

Ndaj gjatë si hije kohën e jetojmë
Si jargavani me panjën hapësirën e  ndajmë,
Duke pritur erë veriu të përkulem palë,
Vitet po na krrusin e mendja bëhet dhallë.

Si lambushkë e lodhur ndrit lagj'ja nga fundi,
Më vjen si valë e mekur a gurgullimë lumi,
Edhe pse u lodha e kam ra në gjunjë,
Lëviz si hije e ngatërruar nga Grama në Runjë..

Si pēlhurë e padukshme  mu fshehen ato sy..
Vetëm t'i fusim në ujë të mbijnë përsëri,
Sepse jeta rezervoi, një lajthitje të mjerë,
Po i marrim me vete mbase gjejmë ndoj  derë...!!
Peshkop, më, 24.06.2020