>
LETERSISHQIP

Ditë Të Plasaritura

Ditët më ikin zhurshëm si rrëke gurësh,
si turma njerëzish me kujtime të shqyera,
lotët poshtë syrit hapën një grusht rrugësh,
rrugë që mërmërisin dhimbjet e frikësuara.

Korona ngarkuar në lavjerrësin tënd..
si valë e përvëluar botën mijëra copa thyen,
edhe malësores vajtuese zëri mbeti takuar,
mbeti e gjora lavjerrës për ditë e muaj..

Piktori si lavjerrës ngjyrat me penel thyen,
si një copë akulli piktura i mori formë,
hojëzat e shpirtit as shenja e as tabela lyen,
si det i shkrehur edhe pa m'trokitur koronë..

Nuk u bëra lot në sytë e shkruar të saj,
as edhe varg i çensuruar,
antenat mbajta të ngrehura si brirët e dhisë,
ditët e plasaritura rënkojnë si mermeri nën telin e çmuar..!

Jetët janë kthyer në statuja të thyera,
si një muze ku hija ka rënë..
le të hingëllij korona me dyer të hapura,
le të më shëmbëllej hëna me dritën e lënë..

Mendja më çalon e duket paksa e dehur,
sepse nga ky lloj dimri s'kisha pa kurrë
bredh rrugëve i vetëm i lodhur i shkrehur,
plagët mbeten t'hapura shpirti po ftohet si gur..
Peshkopi, më.24.01.2021