>
LETERSISHQIP

U Mërzita!

E shtrirë në eshtra e kapilarët e kuq ulurin,
siç pluhurin e tërheqin qepallat e pikturat,
edhe shpirti si kopësht i madh nuk pipëtin,
si fole e regjur mban e shushatur mërzirat..!

Gjymtyrët më mpihen si stola të harruar,
të keqen nga jashtë thithin e lëshojnë mbi mua,
ulet këmbëkryq në dhomë si zonjë e pa ftuar,
e më kërcet si një degë e thyer kur bie në përrua..

Mërzia midis flokësh shpejton ngjyrën..
edhe rënjen për ndonjë fole të vogël..
më t'kurr trupin, ajrin, dritën edhe natyrën,
edhe sy mbyllur më përsihatet si një sigël..

Përpiqem që të ngrej barrikada..
me një grumbull letrash të pa vlerë  shkronjat brenda librit ngulitur si pllakada,
ma vonojnë zërin e më t'kurrin lirinë..

Fishkëllej duke u mbojtur nga erërat e errësira,
përpiqem të mjekoj at buqëqeshje të fikur,
të ç'montoj mërzinë që vjen nga kjo botë e vjetër,
e të jetësohem me këtë dallgë se s'kam ç'ti bëj tjetër..!
Peshkopi, më 16.03.2021