Bedri Çera Poezi
Bedri Çera

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Vitet Ecin E Ecin!

Izoipset shtrinë vitet n'ballin tim,
si një testament i gjallë i hapave të mia,
në ndërgjegje, hije më lëviz jeta,
si erë e thyer mbi koncepte t'vjetra..

Gjurmët mbi udhët e mia,
si përroskë e mpirë, herë e tërbuar,
nëpër ethet e lehjeve të lënduara,
63 vjetorit iu binda me duart e shprazura..

Përpiqem të mat vetveten,
nën ritmin e hapave që hedh lodhur..
shpina ime e regjur mbetet si një urë..
zërat tek veshi përpërisin, ende je burrë..

Ndjehem dritë e madhe me hije të gjatë,
që rrezatoj rrëpirave të provincës,
vetmia po më lidh me këtë botë të shurdhër,
përpiqet më kot, mendja të jep urdhër..

Nata më mbulon pluhurin e hijeve,
nga larg shoh gurët e dritës,
të ndjej 63 vjetor e në gjunjë bie,
kundër gravitetit tënd kurrë s'do më lije..!?

Sot me rastin e 63 vjetorit të lindjes.
Peshkopi, 05.12.2021.

- Poezi nga Bedri Çera



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0