TEKSTESHQIP

Bekim Bislimi
Te Kafeneja
Lyrics

Te kafeneja

Te kafeneja përskaj rrugës
isha ulur dhe të prisnja ty
E pija kafenë e mëngjesit
pagjumësia m'ishte mbjellë në sy.

Veç një natë ne ishim takuar
por një jetë njiheshim të dy
Prapa shpinës kishim hedhë t'kaluarën
E tash kishim frikë me u pa në sy.

Refreni:
Borgj më mbete
ti ike pa pritur e kokën nuk e ktheve
Borgj më mbete
ti ike pa pritur si dielli prapa reve.

Te kafeneja përskaj rrugës
po pija kafenë si çdo ditë
Injoroja gjithë zhurmën e botës
por dikush emrin ma pëshpëritë.

Pas shumë vitesh që kishin kaluar
si një hije u ktheve përsëri
në tavolinën përballë meje
kishe lënë peng një dashuri.

Refreni:
Borgj më mbete
ti ike pa pritur e kokën nuk e ktheve
Borgj më mbete
ti ike pa pritur si dielli prapa reve.