Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Trishtim

Fjalët

Fjalët pa vepra kokrete
Mbesin thjesht vetëm fjalë
Bëhen njësh me ajrin
E gojës nga kanë dalë

Kur flet veç goja
Pa lejën e zemrës
Fjalët fluturojnë lehtësisht
Si në vjesht gjethet e pemës

Fjalët e thëna nga emocioni
Janë të qëndrushme sa fjolla e borës
Por të djegun aq shumë
Sikur prushi në pëllëmb të dorës

Premtimet e dhëna nga gezimi
Është vështirë për t’i përmbush
Kur të lirohesh nga emocioni
Tani mendjen e ke fushë.

29. X .2012

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  15

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet