A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Monologu I Nënës

Kjo natë e vetmuar, sa vështirë kalon,
Kjo vetmi e rëndë sa rëndë mbi mua peshon.
Në ëndrrat e gjumit të shqetësuar e mbushur me ankthe
Zëri i djalit tim, zemrën ma shqetëson.
Po kalojnë shumë vite, e dhembja po shtohet
Ajo ditë, kur ma morën djalin e vetëm nga duart e mia
Ende më kujtohet.
Në rinin e hershme, jetën i ndalën
Trupin e tij të njomë, me plumba e copëtuan
Zemrën time të mjerë, mua ma shkrumbuan.
Veç një djalë e kisha, dhe pa atë mbeta
Nuk ia ndiej aromën lirisë, jetojë në kujtime, unë e shkreta
Shtratin çdo natë, gati po ia bëjë
Sa herë që troket dera, mu zemra nga vendi seç më del
Pres me mall e shkreta, ti djali im, derën të ma çel
Pres një përqafim të ëmbël, si ditën e fundit
Pres t’më thërrasësh “nanë”, t’më zgjosh nga kjo jetë e humbur
Vitet e jetës kalojnë, rrudhat në ballë më shtohen
Dhembjet nuk më ikën, por vetëm sa më shtohen
Nganjëherë në vetmin e natën, në heshtjen e shtëpisë bosh
Ndalem e mendoj në vete, “a thua pse djali im u vra,
Pse derdhi gjakun, në rinin e vet, pse, pse, pse?”,
“që vrasësit e tij të vijnë në tokën e tij, të shkelin mbi gjakun e tij,
Që unë të vdes në vetmin e heshtjes”? “apo unë të i mbajë tërë jetën
sytë e njomur nga lotët e mi”.
Liri ndryshe të prita, ndryshe erdhe ti.
Të gëzofshin të rinjtë e kësaj Kosove, se për mua, asnjë rëndësi nuk ke
Zemra ime do vdes, duke pritur ardhjen e djalit tim
Në pragun e shtëpisë sime, aty nga ku u ndamë atëherë
Ende i kam para syve të mi, sytë e tu me lot
Ende i kam të ngrohtë krahët e mi, nga ku të morën bir
Ende po të pres biri im, ende, ende, ende deri në frymën e fundit.

28. I .2014

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019