A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kompleti

Dy persona nuk mund të jenë asnjëherë bashkë,
përderisa mundohen të zbulojnë
vetëm të metat e njëri-tjetrit,
e mundohen të fshehin përparësitë e tyre.
Nuk ka asnjë person perfekt
I tillë është veç Krijuesi
Dy persona jo të kompletuar
E plotësojnë njëri-tjetrin
Dhe kështu formohet tërësia
Hapësira mes gishtrinjëve të dorës
Nuk është krijuar rastësisht
Ajo hapësirë është krijuar
Për tu plotësuar nga dora tjetër
Zemra e cila nuk pranon ta gënjej vetveten,
nuk pranon as të tjerët t'i gënjej,
dhe nuk do gënjehet nga askush.
Xhelozi do të thotë:
ta mbrosh me çdo kusht
atë që është e jotja dhe të mos e ndash me askënd tjetër.

15. IX .2013

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  18





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019