A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Arrestimi

Në heshtjen e mbrëmjes,
Kur dëgjoheshin vetëm hapat e rëndë ogurzi,
Gjaku filloi të ngrihej në vena,
Fytyrat e fëmijëve të zbehen.
Filloj vaji i gjyshes plakë.
Errësira sikur u bë aleate e tyre,
Fshihte fytyrat katile, kriminele.
Dhunshëm, dera copa-copa u bë.
Një sharje në gjuhë të huaj u shqiptua,
Të morën ty, të lidhën e ikën bashkë me ty.
Sa vite ikën, në qeli jetove,
Sytë e nënës e motrave nuk u thanë,
Në pragun e derës, aty ku ti dole për herë të fundit
Nëna aty me sy nga dera e oborrit,
Shumë kohë kaloi, duke pritur të kthehesh
Baba plak, shumë të priti, me mallin tënd nga kjo botë iku.
Dhoma mbeti bosh, shtrati i ftohtë akull.
Pushkën e mbuloi pluhuri.
Fotografitë tua me lot i lanë shumë herë.

13. III .2014

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  18





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018