A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Armët E Mia!

Në betejën me ty
Me heshtje dua të luftoj
Më shumë se shpata e pistoleta
Heshtja ime plagë do të shkaktoj
Ti më shaj sa të duash
Unë prapë të respektoj
Çdo të keqe për mua thuaje
Unë asnjëherë nuk të ofendoj
Më të rënda se fyerjet e mia, për ty
Janë shikimet pa dashuri
Do të të bren ndërgjegjja jote
Kur të më shohësh drejtë në sy
Kur së bashku do të rrimë
E nuk flasim asnjë fjalë
Vetëm nga shikimet e mia
Lotët ty kanë për të t’dal
Me dashurinë time, ty do të t’luftojë
Heshtja ime do të të vret
Armët e luftës me ty
Heshtja dhe shikimet pa dashuri kanë mbet.

15. X .2012

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  19





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019