A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mos Me Dëno

Mos më rri as një çast largë.
Të lutem,
Mos më deno me mungesën tënde,
Sepse vetmia pa ty po më tmerron.
Mos ma moho dashurin që kam për ty,
Të lutem.
Sepse kjo gjë më lëndon shumë.
Mos ma le shikimin si të vetmën mënyrë,
Për të treguar se më pëlqen shumë.
Mos ma bëj jeten acar, kur zemra më digjet nga afshi,
Që kam për ty.
Më kupto edhe kur xhelozoj,
Sepse edhe kur xhelozoj, për ty vuaj.
Mos më dëno me mungesën tënde.
Sepse është sikur të jetoj pa sy.
Të lutem, më rri afër sepse kam nevoj.

2. IV .2016

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019