A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ty Të Flas

Njerëzit nuk lëndohen nga dashuria,
Por nga njerëz që nuk dinë të dashurojnë,
E që dashurinë e tradhëtojnë.
Dashuria është jetë,
Tradhëtia është vdekje.
Ty po të flas,
Ty që ike tinëzisht,
Ty që më tradhëtove pabesisht.
Pikërisht ty të them.
Ty që ike e në baltë më le.
Të besova çdo fjalë që the,
Por gjithçka gënjeshtër doli.
Asnjë premtim nuk e mbajte,
Sepse në zemër kishe hile.
Nuk besove në asnjë lot,
nuk besove në asnjë premtim timin,
Sepse mendove që edhe unë jam si ti.
Unë nuk isha njësoj, sepse pa hile dashurova,
Por çdo gjë doli në shesh,
Me sinqeritetin tim vetën e lëndova.


29. IV .2016

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019