Faleminderit

Shumë kohë ishim bashkë.
Përballuam çdo sfid.
Falëm shumë gabime.
Thurëm shumë ëndrra e vargje.
Dhamë shumë premtime.
Ishim të pandarë.
Jetonim dy trupa me një shpirt.
Por për një çast u bëm të huaj.
Harruam çdo gjë.
Zgjodhe gjithçka para meje.
Dëgjove të gjithë që të folën kundër meje.
Besove çdo gënjeshtër që të thanë për mua.
Nuk më besove asnjëherë.
Faleminderit për çdo plagë e dhembje.
Unë edhe mund të të falë një ditë,
Por zemra ime asnjëherë.

1. V .2016

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10