Tema: Poezi Për Kosovën

Një Copë Kosove

Plisi i bardh si bora e Bjeshkës së Rugovës.
Këmisha e bardh si kripa në sofrat e kullave prej guri.
Tirqit e bardh si shkuma e Drinit të Bardh.
Opimgat e zeza si bloza e oxhakut në ball të odës.
Një copë Kosove e vrazhdë si toka që na lindi.
Rrudhat e ballit të ashpra, si druri i pushkëve.
Duart e fuqishme, si dyert mbrojtëse të kalave.
Oda: shkollë dhe fakultet.
Një copë Kosove nga gjithçka.
Një copë Kosove për gjithçka.

27. VIII .2016

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5